Basha u përgjigjet kritikave: Bregu jep mendime nisur nga premisa të gabuara

Shqipëria

Basha u përgjigjet kritikave: Bregu jep mendime nisur nga premisa të gabuara

Më: 7 maj 2017 Në ora: 19:41
Kreu i PD-së, Lulzim Basha

Kreu i PD-së, Lulzim Basha, pas mbledhjes së grupit parlamentar të zhvilluar në kuadër të organizmit të protestës së opozitës me 13 maj, ka pasur një përgjigje edhe për deputeten demokrate Majlinda Bregun.

Kështu, lidhur me kritikën që mori nga Bregu se nuk mund të ketë bojkotim të zgjedhjeve nga ana e opozitës, Basha u shpreh se asnjëherë nuk është folur për bojkotim të zgjedhjeve por për zgjedhje të lira dhe të ndershme.

“Asnjë kritikë nuk kam marrë. Është shprehur një mendim nga një anëtare e grupit parlamentar të PD, i bazuar në një premisë të gabuar dhe në mënyrë unanime konstatoi që nuk ka bojkot të zgjedhjeve, por ka luftë paqësore për të mos lejuar marrjen peng të vendit nga krimi dhe droga”, u shpreh kreu i PD.

Ndërsa, Bregu adresoi edhe një kritikë të ashpër ndaj Bashës, duke kërkuar që PD-ja të rindërtojë veten, edhe pse kujtojmë se vetëm një vit më parë, kreu i PD-së mbylli zgjedhjet dhe emërimet në këtë parti. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat