Basha: Nuk ka zgjedhje pa opozitën! LSI bën thirrje për lëshime

Shqipëria

Basha: Nuk ka zgjedhje pa opozitën! LSI bën thirrje për lëshime

Më: 5 maj 2017 Në ora: 13:29
Lulzim Basha

“Opozita qëndroi e bashkuar, siç u dha fjalën qytetarëve dhe refuzoi regjistrimin në një fasadë elektorale të diktuar nga krimi dhe droga. Edhe partitë qeveritare nuk regjistruan koalicionin e tyre dhe kjo është prova më e qartë se 18 qershori ka rënë politikisht, moralisht dhe ligjërisht. Pavarësisht kësaj, republika e vjetër po bën gjithçka për të ngadalësuar vrullin popullor drejt republikës së re”, tha Basha.

Kreu i PD-së shtoi: “Ata janë një grusht njerëzish me në krye Edi Ramën, kriminelë, oligarkë dhe politikanë të korruptuar, të cilët vetëm në 3 vjet u kanë vjedhur shqiptarëve 2.8 miliardë euro. Kjo është arsyeja pse pacientët i blejnë me para’ ilaçet në farmaci private, kjo është arsyeja pse fuqia blerëse e shqiptarëve ka rënë dhe taksat janë rritur”.

Kurse kreu i LSI, Pretit Vasili dhe anëtarët të kreysisë së LSI ka kryer sot homazhe tek “Varrezat e Dëshmorëve” nga ku ka përcjellë një mesazh të fortë.

Vasili tha se duhet të lëshojmë më shumë nga vetja për të një Shqipëri më të sigurtë dhe për stabilitet të garantuar.

“Na duhet qartazi që të lëshojmë nga vetja pasi kjo do të ishte një sakrificë shumë e vogël për një Shqipëri më të sigurt, për një stabilitet më të garantuar të vendit dhe njëkohësisht për të bërë që vendi ynë të vazhdojë rrugën e integrimit evropian. Pra, sakrifica që na kërkohet të bëjmë sot është shumë më e vogël në raport me mësimin e madh që na vjen nga historia dhe nga dita e 5 Majit, ku të rinjtë dhanë gjakun e tyre, janë këtu për të na bërë apel për përgjegjshmëri më të lartë ndaj vendit dhe çfarë s’duhet të kursejmë ne absolutisht për të mirën dhe për qetësinë dhe sigurinë e vendit”, tha Vasili.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat