Manjani: “M’ka çu nana me la gojën” nuk është qasje, por përplasje!

Shqipëria

Manjani: “M’ka çu nana me la gojën” nuk është qasje, por përplasje!

Më: 5 maj 2017 Në ora: 08:49
Ish-Ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani

Ish-Ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, ka komentuar takimin e një dite më parë mes kryeministrit Rama dhe kryeopozitarit Basha.

Në një postim në rrjetet sociale, Manjani thotë se “duhet të shpresojmë ende te dialogu e jo te “fjala e fundit”!”

Sipas tij pjesmarrja në takim me mendimin “m’ka çu nana me la gojën”, nuk është qasje,por përplasje! Askush nuk e do!”

Takimi i dytë mes kryeministrit Edi Rama dhe kryeopozitarit Lulzim Basha, në zyrën e Presidentit Bujar Nishani u mbyll pa rezlutat.

Kryeministri Rama nuk është tërhequr nga oferta e një dite më parë. Në tryeze edhe kryetari i opozitës, Basha ka shkuar me të njëjtin kundërpropozim.

Kryeminstri tha se nuk e negocion 18 qershorin dhe se tashme ka nisur punën për të garuar dhe pa opozitën në këtë proçes, duke theksuar se nuk e pret me PD edhe pse nuk e mbylli derën e negociatave.

Por Basha i bëri thirrje të reflektojë të gjendet një zgjidhje e shpejtë politike, ndryshe tha ai, janë qytetaret qe do marrin në dorë fatet e tyre.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat