Kreu i PD-së, Basha zbardh dy ofertat që i propozoi Ramës në Presidencë

Shqipëria

Kreu i PD-së, Basha zbardh dy ofertat që i propozoi Ramës në Presidencë

Më: 4 maj 2017 Në ora: 22:03
Lulzim Basha

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka prezantuar dy propozimet që i ka bërë kryeministrit Edi Rama në takimin e dytë të zhvilluar në Presidencë.

Duke folur për gazetarët pasi ka lënë ambientet e Presidencës, Basha është ndalur tek pikat kryesore ku konsistojnë kërkesat e opozitës.

Basha tha se oferta e PD-së bazohet në dy shtylla kryesore. E para sipas tij ka të bëjë me krijimin e një qeverie teknike, e cila do të mund të garantojë zgjedhje të lira e të ndershme.

Dhe kërkesa e dytë e Bashës, konsiston në votimin dhe numërimin elektronik. Kjo pikë, kërkon që zgjedhjet parlamentare të shtyhen me 6 muaj, afat që nevojitet sipas Bashës për të implementuar teknologjinë e nevojshme.

“Ne kemi qenë në një proces negociatash. Ajo që u ofrua sot ishte një proces monitorimi, dhe jo një zgjedhje politike siç kërkohet dhe synohet nga çdo shqiptar.

Një qeveri teknike me mandat për të zgjidhur për të ndalur përdorimin e parave të drogës për blerjen e zgjedhjeve, dhe garancinë për t’i dhënë shqiptarëve zgjedhje të lira e të ndershme.

Eksplorimi i mundësisë që brenda 6 muajve nga arritja e marrëveshjes të mundësohet votimi dhe numërimi elektronik”, tha Basha.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat