Aleati i Bashës zbulon planin: Ja çfarë ndodh të dielën në Kavajë

Shqipëria

Aleati i Bashës zbulon planin: Ja çfarë ndodh të dielën në Kavajë

Më: 4 maj 2017 Në ora: 18:42
ilustrim

Aleati i Lulzim Bashës, kreu i PDK-së, Nard Ndoka i ftuar në studion e lajmeve në News 24 foli për protestën e opozitës në 7 Maj në Kavajë, duke e cilësuar atë një “pritë” të nevojshme që i bëhet procesit.

“Përballja me opozitën është e pashmangshme, ka ardhur ora të ketë një pritë. Në Kavajë parashikoj një proces jo normal, pasi jemi në një situatë jo normale, në një krizë të thellë politike”,- tha Ndoka.

Kreu i PDK-së, paralajmëroi kryeministrin se duhet të tërheqë kandidatin e tij në zgjedhjet e Kavajës, Klodjan Shehin dhe të lërë axhendën e përplasjeve dhe muskujve, pasi siç tha, kjo është një aventurë e tij.

“Rama të këtë kurajo, po luan rolin e shahistit, po vë bast për fatin e Shqipërisë dhe të opozitës, është i rrezikshëm. Axhenda e tij janë përplasjet dhe muskujt. Ndaj edhe në Kavajë besoj se zoti Rama duhet ta kursente këtë aventurë, ta tërhiqte kandidatin”,- sqaroi Ndoka.

E ndërsa pret që kryeministri të reflektojë, Ndoka tha se në Kavajë ka për të dështuar. “Do ikë me bisht ndër shalë”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat