Berisha zbardh debatin e Ramës dhe Bashës te Nishani, i jep paralajmërimin e fundit

Shqipëria

Berisha zbardh debatin e Ramës dhe Bashës te Nishani, i jep paralajmërimin e fundit

Më: 4 maj 2017 Në ora: 12:32
Ish kreu i qeverisë, Sali Berisha

Ish kreu i qeverisë, Sali Berisha nga ‘çadra e lirisë’ ku foli sot, zbardhi përgjigjen që Rama mendohet t’i ketë dhënë Bashës gjatë takimit me dyer të mbyllura në Presidencë, sipas tij ai nuk ka pranuar asnjë propozim.

Ai apeloi kryeministrin Rama të pranojë zgjidhjen politike ose në të kundërt alternativë ka vetëm zgjidhjen fatale. “Ne do të shembim ty, perandorinë e krimit të drogës. Çdo ditë që kalon, laku në fyt po të ngushtohet. Mashtrues ordiner, Nastradin i vërtetë. Tre ditë më parë deklaronte se do bëj çfarë thotë PPE, dje i thoshte në takim Lulzim Bashës as nuk i njoh fare ato propozime. Edvin mos i rri larg zgjidhjes politike se alternativë do kesh vetëm zgjidhjen fatale”, tha Rama. 

Fjalimi

Një përshëndetje për ju, qëndrestarë të votës së lirë, që shënuar sot një rekord historik të protestës së shqiptarëve për liri dhe fitore. Miku ynë i dashur! Ne jemi shumë krenarë me ty sot dhe vizitën tuaj këtu e konsiderojmë një lajmëtar, një ogur të mbarë të fitores sonë të sigurtë!

Të rinjve këtu do t’u kujtoj sot një moment: deputetët e parë që erdhën në ditën e parë të themelimit të PD-së, ishin deputetët hungarezë. Ishte Radio Hungaria dhe ambasada hungareze, zëdhënëse të shkëlqyera të lëvizjes së lirë shqiptare.

Ne sot jemi prapë në një betejë jetike për vendin.

Etërit e Edi Ramës e mbajtën 47 vite pushtetin vetëm e vetëm me krimin, me pushkatime. Vendi kishte shkolla, spitale, veprimtari, por pushteti mbahej vetëm me krimin.

Sot pasardhësi i tyre, biri shpirtëror i Enver Hoxhës dhe i një krimineli biologjik ka vendosur të mbajë pushtetin me krim pikërisht në këtë vendim e shndërroi Shqipërinë në vendin e drogës dhe veten në një Noriega të Evropës.

Noriega kishte mbështetje, siç ka ky sot. Por ata që e mbështetën Noriegën, një ditë dërguan marinsat dhe i treguan vendin. Edi Ramën përpiqet të mbijetojë politikisht me krimin dhe mbi krimin.

Po i them se ne mund të shembim ty, perandorinë e drogës dhe çdo ditë që kalon, laku në fyt po të ngushtohet.

Mashtrues ordiner, Nastradin ivërtetë! Tre ditë më parë deklaronte se unë do të bëj se çfarë të thojë PPE-ja, pastaj thoshte as i njoh fare.

Edvin, mos i rri larg zgjidhjes politike, se alternativë do të kesh zgjidhjen fatale.

Ti që e shndërrove vendin në narkorepublikë. Edhe mëshira ka një kufi, edhe ajo po u tejkalua, të pret fataliteti.

Data 7 maj është një ditë historike në analet e demokracisë shqiptare. Pas 27 vitesh, Kavaja sërish bëhet kryeqyteti i demokracisë.

Më 7 maj, Kavaja firmos fitoren e saj, fitoren e mbarë shqiptarëve, hedh në kosh të plehrave, ia përplas në surrat, farsën e drogës dhe krimit, Noriegës së shqiptarëve, Edvin Kristaq Ramës.

Ndaj thirrja ime për qytetarët e Kavajës është ta shndërrojnë 7 majin me guximin, trimërinë, zgjuarsinë e tyre në ditën e ngadhnjimit të revolucionit mbi farsën elektorale. Paqesisht dhe me dinjitet ta bojkotojë këtë farsë!

Edhe njëherë më 7 maj, fitore! Fitore, fitore!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat