Fier, goditet një rast i kultivimit të bimëve narkotike

Shqipëria

Fier, goditet një rast i kultivimit të bimëve narkotike

Më: 4 maj 2017 Në ora: 09:22
Fier

Policia e Fierit ka arrestuar në flagrancë shtetasin me inicialet E.H, si dhe ka filluar procedimin penal në gjendje të lirë për bashkëshorten e tij, pasi në shtëpinë e tyre, janë gjetur dhe konfiskuar në cilësinë e provës materiale 64 fidanë bimë narkotike të dyshuara Cannabis Sattiva.

Aksioni është kryer në lagjen "Kryengritja e Fierit", materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale "Kultivim i bimëve narkotike".

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat