Ambasada Britanike në Tiranë, opozitës: Merrni pjesë në zgjedhje, shmangni dhunën

Shqipëria

Ambasada Britanike në Tiranë, opozitës: Merrni pjesë në zgjedhje, shmangni dhunën

Më: 3 maj 2017 Në ora: 18:35
Ambasada e Britanisë së Madhe në Tiranë

Edhe Ambasada e Britanisë së Madhe në Tiranë ka reaguar përmes një deklarate, duke i bërë thirrje të gjitha partive politike për të marrë pjesë në zgjedhjet e ardhshme.

“Mbretëria e Bashkuar iu bën thirrje të gjitha partive politike të angazhohen në mënyrë konstruktive për të siguruar pjesëmarrje të plotë në zgjedhjet e ardhshme. Do të ishte për të ardhur keq nëse partitë zgjedhin të mos marrin pjesë. Votuesit shqiptarë meritojnë të kenë një proces zgjedhor që t’i garantojë mundësi sa më të gjerë zgjedhjeje. Mbretëria e Bashkuar iu bën thirrje të gjitha partive politike të garantojnë shmangien e dhunës gjatë periudhës parazgjedhore dhe gjatë vetë ditës sëzgjedhjeve”, thuhet në deklaratën e Ambasadës Britanike në Tiranë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat