Idrizi përshëndet dialogun Rama-Basha: Palët të bëjnë lëshime në emër të…

Shqipëria

Idrizi përshëndet dialogun Rama-Basha: Palët të bëjnë lëshime në emër të…

Më: 3 maj 2017 Në ora: 15:36
Shpëtim Idrizi

Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet e drejtuar nga Shpëtim Idrizi ka reaguar pas takimit mes kreut të maxhorancës Edi Rama dhe kreut të opozitës Lulzim Basha të iniciuar nga Presidenti i Republikës Bujar Nishani. Në një deklaratë për mediat, PDIU përshëndet dialogun, edhe pse të vonuar mes Kryeministrit Rama dhe kryetarit të opozitës Basha.

“PDIU vlerëson faktin se për herë të parë zgjidha politike mes mazhorancës dhe opozitës po kërkohet në zyrën e Presidentit të Republikës dhe jo me ndërmjetës të huaj”, thuhet në reagimin e PDIU-së.

Sipas kësaj force, ‘kriza aktuale nuk cenon vetëm partitë politike, por Shqipërinë dhe shqiptarët’.

“Prandaj, u bëjmë thirrje palëve të ngrihen në nivelin e duhur për të bërë lëshime reciproke e për të dhënë zgjidhje në emër të Atdheut të vetëm që kemi! Ne kemi Veç Një Atdhe, që i kemi dhënë vazhdimisht kriza. Tani është koha t’i ofrojmë zgjidhje!”, deklaron PDIU.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat