Kryemadhi i përgjigjet Ramës: 3 kandidatet për deputete në Tiranë meritojnë të jenë të parat në listë

Shqipëria

Kryemadhi i përgjigjet Ramës: 3 kandidatet për deputete në Tiranë meritojnë të jenë të parat në listë

Më: 2 maj 2017 Në ora: 14:44
Deputetja e LSI-së, Monika Kryemadhi

Deputetja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka reaguar pas deklaratave të deputetit Luan Rama në lidhje me emrat që janë regjistruar në listat shume emërorë të LSI-së për deputetë, ku të parat për Tiranën janë tre femra.

Nëpërmjet një videoje me figura të LSI-së siç është ministrja e Integrimit Klajda Gjosha, deputetja Kejdi Mehmetaj dhe Folida Kërpaçi kryetare e LRI-së, të cilat janë në listë për deputete në Tiranë.

Reagimi

Unë mendoj dhe besoj se LSI nuk është parti kuotash dhe as vasale e asnjë institucioni shtetëror. E them këtë me bindje, sidomos pasi u njoha me deklaratën e Luan Ramës, i cili u shpreh i gatshëm të paguajë gjobën që KQZ ka vënë për shkak se 3 emrat e parë në listën e kandidatëve për deputetë të LSI janë gra dhe vajza. Ndjej keqardhje dhe revoltë kur shoh që edhe një drejtues i lartë i partisë ku unë bëj pjesë mendon se përfaqësimi i grave në parlament është çështje kuotash.

Jo i dashur Luan, LSI është parti vlerash dhe nuk i ndan ato në bazë të gjinisë, por të kontributeve. Gjoba që je treguar i gatshëm të paguash në KQZ duhet ankimuar dhe denoncuar si një akt diskriminimi për punën dhe angazhimin që këto gra e vajza kanë dhënë për LSI, gjë që ti dhe unë e dimë më mirë se çdo KQZ apo institucion tjetër. Ndaj si mike dhe bashkëpunëtore, të kërkoj të tërhiqesh nga ky vendim dhe të bashkohesh me qëndrimin tim dhe të të gjithë grave dhe vajzave të LSI që kanë punuar dhe punojnë me zell dhe devotshmeri për një Shqipëri më të mirë. Sepse janë pjesë e asaj liste jo vetëm sepse e meritojnë, por edhe sepse me kontributin e tyre do të jenë aktive për t? ndërtuar një jetë më të mirë për të gjithë ne.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat