Basha, përgjigje kritikëve: Në zgjedhje u regjistrua vetëm një subjekt

Shqipëria

Basha, përgjigje kritikëve: Në zgjedhje u regjistrua vetëm një subjekt

Më: 2 maj 2017 Në ora: 14:13
Lulzim Basha

Pa i përmendur emrin, kryetari i Partisë Demokratike të Shqipërisë, Lulzim Basha reagoi ndaj kritikave të Majlinda Bregut dhe të ish-kryetarit të PD, Eduard Selami, të cilët dje kërkuan futjen e opozitës në zgjedhje.

Basha tha se deri më tani, për zgjedhjet e 18 qershorit është regjistruar vetëm një subjekt zgjedhor, që është koalicioni i 2015-s që është në pushtet, por edhe ai jo i plotë si para 4 viteve.

“Të gjitha partitë e regjistruara deri më tani në zgjedhje janë pjesë e koalicionit me Edi Ramën, ndërsa ky i fundit është kujdesur të fusë në zgjedhje parti si ato me të cilat pretendonte se bënte zgjedhje edhe Ramiz Alia”, tha Basha.

Shqiptarët, shtoi ai, do ta mbrojnë pluralizmin dhe votën e lirë. Më herët, sekretari i përgjithshëm Arben Ristani shkroi në rrjetet sociale: “Këto janë kërcitjet e fundit. Mesa duket shtrëngata po mbaron dhe koha e bukur do agojë”.

Edhe Ristani nuk i përmendi me emër dy kolegët Bregu dhe Selami. Ndërkohë, më herët Lulzim Basha i lëshoi një ultimatum qeverisë se pas 18 qershorit populli do marrë fizikisht në dorë vendin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat