NewEurope: Si po e përdor Rama krizën në Shkup që të bëjë nacionalistin në Tiranë

Shqipëria

NewEurope: Si po e përdor Rama krizën në Shkup që të bëjë nacionalistin në Tiranë

Më: 2 maj 2017 Në ora: 12:55
Kryeministri Edi Rama

Dhuna shpërtheu në Shkup të enjten, teksa nacionalistët sulmuan parlamentin për të parandaluar zgjedhjen e kryetarit të ri të parlamentit, Talat Xhaferri, shqiptari i parë në këtë post që nga shpallja e pavarësisë.

Zgjedhja e Xhaferrit i jep fund një vonese të gjatë nga ana e qeverisë nacionaliste që po përpiqet të ndalojë zgjedhjen e kryeparlamentarit dhe formimin e qeverisë nga Partia Social Demokratike (SDSM) pas një dekade në opozitë.

Ndërkohë, kryeministri shqiptar Edi Rama po përdor mungesën e stabilitetit politik në FYROM për të fuqizuar bazën e tij nacionaliste para zgjedhjeve të 18 qershorit.

Shkupi

Opozita Social Demokratike ka ndërtuar një urë mbi hendekun me opozitën shqiptare dhe është e gatshme t’i japë shqipes statusin e gjuhës së dytë zyrtare. Kompromisi i jep fund ngërçit institucional dhe hap rrugën për formimin e qeverisë. Partitë e minoritetit shqiptar rezultuan si “kingmaker” pas zgjedhjeve të dhjetorit 2016, kur nacionalistët në fuqi dhe opozita dolën praktikisht barazim, me një epërsi të lehtë të VMRO-DPNE.

Tani që opozita është gati të formojë qeverinë, VMRO-DPNE thirri turmat në rrugë. Të enjten në mbrëmje, mbi 200 demonstrues sulmuan parlamentit, duke goditur anëtarët e opozitës Social Demokratike, përfshirë edhe liderin e saj, Zoran Zaev. Mbi 100 njerëz u plagosën, sipas shtypit vendas.

Zgjedhja e Xhaferrit i hap rrugë Zoran Zaevit të formojë një koalicion qeveritar me partitë shqiptare. Nacionalistët e VMRO-DPMNE kanë nxjerr të gjithë llojet e teorive konspirative, të cilat thonë se Brukseli, George Soros dhe Shqipëria po konspirojnë për shpërbërjen e vendit, shkruan Syri.net.

Ndërkaq, ministri i brendshëm shqiptar dhe administratës së përkohshme, Agim Nihiu, akuzon policinë se lejoi qëllimisht turmën prej 200 vetësh të sulmonte parlamentin. Avokati i Popullit Ixhet Memeti u bëri jehonë akuzave të premten. Pamje nga televizionet vendase tregojnë turmën tek rreh deputetët ndërsa policia nuk ndërhyn.

Tirana

Ndërkohë, më 18 qershor, shqiptarët do t’u drejtohen kutive të votimit dhe Kryeministri Edi Rama kërkon të luajë kartën irredentiste për të marrë votën e nacionalistëve.

Në dhjetor 2016, Edi Rama thirri në Tiranë liderët e partive shqiptare nga Maqedonia. Ngai ai që u duk si një takim për të mundësuar konsolidimin e një “fronti patriotik”, partitë e pakicës artikuluan kërkesat e përbashkëta në Shqipëri.

Nga Shkupi, nacionalistët e VMRO-DPNE akuzuan qeverinë e Ramkës për ndërhyrje në procesin e brendshëm politik. Në prill, Presidenti Gjorge Ivanov i kërkoi Presidentit të Këshillit të Evropës Donald Tusk të ndërhynte për të kontrolluar ndërhyrjen politike të Shqipërisë.

Situata u përshkallëzua kur më 18 prill Edi Rama dha një intervistë për Politico, në të cilën ai paralajmëroi se nëse perspektiva e vendeve të Ballkanit Perëndimor për anëtarësim në BE vazhdon të venitet, “nuk mund të përjashtohet” bashkimi i Shqipërisë me Kosovën.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, nxitoi ta mbështeste, duke shtuar se “nëse BE i mbyll dyert Kosovës, gjithë shqiptarët në rajon do të jetojnë në të njëjtën hapësirë, me qëllim integrimin e mëvonshëm në familjen evropiane”. “Gjithë shqiptarët” mund të përfshijë Malin e Zi dhe Maqedoninë, të cilët kanë minoritete shqiptarë të konsiderueshëm.

Nga Brukseli reagimi ishte i shpejtë.

Zëdhënësja e Aksionit të Jashtëm Evropian Maja Koçijançiç sqaroi fillimisht se Ballkani Perëndimor ka një perspektivë të qartë evropiane dhe nënvizoi se “çdo formë ndërhyrjeje politike minon konsolidimin e marrëdhënieve të mira fqinjësore”. Ambasadori amerikan në Tiranë, Donald Lu, i bëri jehonë qëndrimit të Komisionit Evropian, duke bërë të qartë se Uashingtoni është “kundër bisedave të pakujdesshme për bashkim”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat