Sekretari i Përgjithshëm i PD-së kundër kritikëve të Bashës: Këto janë kërcitjet e fundit!

Shqipëria

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së kundër kritikëve të Bashës: Këto janë kërcitjet e fundit!

Më: 1 maj 2017 Në ora: 18:20
Arben Ristani

Pas kritikave të hapura të Majlinda Bregut, Jozefinsa Topallit dhe Eduard Selamit kundrejt vendimit të Bashës për të mos çuar PD-në në zgjedhje ka reaguar edhe Arben Ristani.

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike i ka cilësuar kritikat e 3 kolegëve të tij si kërcitjet e fundit, të një shtrëngate që do të mbarojë.

POSTIMI I RISTANIT:

Image

Më herët, e para që ka kritikuar hapur Bashën ka qenë Majlinda Bregu, e cila është shprehur se vendimit për të bojkotuar zgjedhjet është marrë pa pyetur askënd dhe se do të dëmtonte rëndë PD-në dhe Shqipërinë. I të njëjtës linjë ka qenë edhe deputeti Eduard Selami, së bashku me Topallin. Selami ka folur në një intervistë për Zërin e Amerikës, duke theksuar se Basha përdorur çadrën për të bojkotuar parlamentin dhe rrjedhimisht edhe reformën në drejtësi, duke shtuar se retorika e kryedemokratit ka qenë e paprecedentë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat