Sezoni turistik - Plazhi i Gotullës, nis pastrimi i zonës së harruar në Kurbin

Shqipëria

Sezoni turistik - Plazhi i Gotullës, nis pastrimi i zonës së harruar në Kurbin

Më: 1 maj 2017 Në ora: 13:51
Plazhi i Gotullës

Në plazhin e Gotullës, Bashkia e Kurbinit ka nisur pastrimin e vijës bregdetare, dikur ndër më të frekuentuarat. Sot kjo zonë prej vitesh e ka humbur funksionin duke u shndërruar në vendgrumbullim mbetjesh. Me pastrimin e plazhit, banorët thonë se zona bregdetare e Adriatikut do të frekuentohet nga turistët.

Për herë të parë pas 25 vjetësh po pastrohet plazhi i Gotullës në Kurbin. Bashkia ka kontraktuar një firmë pastrimi dhe prej tre ditësh ka nisur puna për sistemimin e kësaj zone turistike të harruar në bregdetin e Adriatikut.

Deri tani janë larguar tonelata mbeturinash, ndërsa paralelisht po punohet dhe në plugimin e reres.

Banorët thonë se dikur në Gotull shumë pushues gjenin aty një nga plazhet më atraktive dhe me një sipërfaqe të madhe, por prej vitesh zona është kthyer në vend depozitim mbeturinash.

Me ndërhyrjet që kanë nisur, pritet që plazhi i Gotullës në Kurbin, këtë sezon të presë shumë pushues.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat