Univeristeti i Tiranës: Tarifat për vitin akademik 2017 – 2018 nuk ndrysh

Shqipëria

Univeristeti i Tiranës: Tarifat për vitin akademik 2017 – 2018 nuk ndrysh

Më: 28 prill 2017 Në ora: 22:45
Univeristeti i Tiranës

Tarifat për vitin akademik ‎2017-2018 mbeten të pandryshuara.

Bordi i administrimit i UT ka vendosur që tarifat e miratuar në bazë të buxhetit të universitetit të Tiranës do jenë të njëjta, kjo dhe për shkak të hyrjes në fuqi të ligjit ri për arsimin e lartë që garanton autonomi të plotë për institucionet e arsimit të lartë publik.

Vendimi garanton mos rritjen e tarifave për universitetin e Tiranës.

UT nënvizon se vendimi është marrë i pavarur nga MAS, kjo pasi ligji për arsimin e lartë sanksion që janë universitetet që hartojnë në mënyrë të pavarur buxhetet e tyre.

Ministria e Arsimit dhe Sportit ka bërë publike edhe tarifat e IAL-ve në vend të cilat garantojnë se në asnjë prej tyre ato nuk janë rritur dhe nuk do të rriten për këtë vit akademik.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat