Baton Haxhiu bën zhurmuesin/ Basha: Je bërë papagall dhe shfaq frikën e Ramës

Shqipëria

Baton Haxhiu bën zhurmuesin/ Basha: Je bërë papagall dhe shfaq frikën e Ramës

Më: 27 prill 2017 Në ora: 23:04
Baton Haxhiu dhe Lulzim Basha

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka debatuar me Baton Haxhiun në emisionin “Opinion”, ku po flitej për krizën politike në vend dhe bojkotin e opozitës.

Duke komentuar deklaratën e ambasadorit Lu për bojkotin e zgjedhjeve nga opozita, Baton Haxhiu tentoi disa herë të ndërhynte duke i ndërprerë fjalën kryetarit të PD.

Lulzim Basha iu përgjigj në këtë mënyrë: “Lem të flas o burrë se ke marrë zakonet e papagajve të Ramës. Më ler të flas. Në qoftëse ke respekt, mos ki frikë kur unë them argumentin. Nuk je këtu për tëe reflektuar frikën e Edi Ramës”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat