"Dy persona qëllonin me kallash nga dritaret e makinës, menduam se bëheshin gara"

Shqipëria

"Dy persona qëllonin me kallash nga dritaret e makinës, menduam se bëheshin gara"

Më: 26 prill 2017 Në ora: 13:51
Atentati

Banorë të zonës dhe kalimtarë të rastit janë bërë dje dëshmitarë okularë të atentatit ku mbetën të vdekur ish-shefi i Krimeve në Tiranë, Ervin Dalipaj dhe miku i tij, Juxhin Dautaj.

Dëshmitarë kanë treguar për “Panorama” momentet e tmerrit që kanë përjetuar kur kanë dëgjuar të shtënat dhe më pas kanë parë skenën.

“Fillimisht menduam se ishin duke bërë gara me njëri-tjetrin. Ishte një makinë e zezë si fuoristradë dhe makina ku ndodheshin dy personat që mbetën të vdekur. Pas disa metrash dëgjuam të shtëna armësh, breshëri të gjata automatiku”, u shpreh një dëshmitar.

Ndërsa një tjetër dëshmitar tregon se autorët ishin tre persona, dy prej të cilëve kanë qëlluar nga dritaret e makinës, ndërsa një tjetër drejtonte mjetin.

“Pamë që po qëllonin dy persona nga makina, ndërsa një tjetër ishte në timon. Nuk arritëm t’i identifikonim, pasi ishim disi larg, por qëlluan me breshëri të gjata”, u shpreh ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat