BE: Rama-Meta i pranuan propozimet tona, Basha refuzoi

Shqipëria

BE: Rama-Meta i pranuan propozimet tona, Basha refuzoi

Më: 25 prill 2017 Në ora: 22:15
McAllister dhe Basha

Bashkimi Europian ka lëshuar një deklaratë, pas takimeve të zhvilluara nga McAllister dhe Fleskenstein në Tiranë.

Në deklaratë thuhet se mazhoranca ka pranuar kërkesat e BE-së, ndryshe nga Partia Demokratike.

Deklarata

“Kryetari i Komitetit të Punëve të Jashtme të Parlamentit Europian David McAllister (EPP) dhe paportuesi i Përhershëm i Parlamentit Europian për Shqipërinë Knut Fleckenstein, u takuan me shumicën dhe opozitën, dhe patën një diskutim të mirë.

Të dy deputetët paraqitën propozime për rrugën përpara, që përfshinte disa pika mbi dekriminalizimin, luftën kundër narkotikëve, masat teknike për përmirësimin e zhvillimit të zgjedhjeve dhe masat e ndërtimit të besimit politik.

Ata gjithashtu propozuan ide për diskutim mbi datën e zgjedhjeve dhe ndryshimet e mundshme para-zgjedhore në strukturat qeveritare për të ndërtuar besimin afatgjatë në sistem.

Shumica ishte dakord më marrëveshjen dhe pikat e parashikuara për sa kohë që votimi do të votohej në parlament.

Partia Demokratike mbajti qëndrimin e saj për emërimin e një kryeministri teknik dhe për miratimin e një sistemi votimi elektronik për hir të zgjedhjeve të lira dhe të ndershme”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat