Situata politike, ambasadorët e huaj takohen me Metën

Shqipëria

Situata politike, ambasadorët e huaj takohen me Metën

Më: 25 prill 2017 Në ora: 12:06
Ambasadorja e BE-së, Vlahutin, kreu i Kuvendit Ilir Meta dhe ambasadori amerikan, Donald Lu

Vetëm pak orë përpara se në Tiranë të mbërrijë zëvendëspresidenti i Parlamentit Europian për të tentuar një pakt mes mazhorancës dhe opozitës, ambasadorët në kryeqytet kanë nisur lëvizjet.

Ambasadorja e BE-së, Vlahutin, ai i OSBE-së, Borchardt dhe ambasadori amerikan, Donald Lu janë duke zhvilluar një takim me kreun e Kuvendit, Ilir Meta, shkruan Lapsi.al.

Temë kryesore pritet të jetë ajo e negociatave pasditen e sotme.

Ambasadori amerikan, Donald Lu gjithashtu zhvilloi dje një takim 45-minutësh me kreun e PD-së, Lulzim Basha.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat