‘Ikona’ e sheshit ‘Shqiponja’/ Zbulohet bukuroshja që u ul pranë Bashës

Shqipëria

‘Ikona’ e sheshit ‘Shqiponja’/ Zbulohet bukuroshja që u ul pranë Bashës

Më: 24 prill 2017 Në ora: 21:57
Lulzim Basha, duke u ulur në bllokimin e sheshit “Shqiponja” pranë një vajze deri më tani të panjohur në publik.

Janë të njohura taktikat që përdorin politikanët kur janë në momente të vështira. Njëra prej tyre është edhe mbajtja afër e portreteve të të rinjve dhe të rejave, simpatikë, me pamje që ngjallin besim dhe mirësi.

Këtë truk ka përdorur edhe sot Lulzim Basha, duke u ulur në bllokimin e sheshit “Shqiponja” pranë një vajze deri më tani të panjohur në publik.

Menjeherë kjo bukuroshe, që do të qe me e zakonshme ta shikoje në ndonjë konkurs bukurie, tërhoqi vëmendjen e rrjeteve sociale.

Mediat online zbuluan më pas se ajo është një fanse e demokratëve që quhet Ajshe Isha, studente e Drejtësie në Universitetin e Tiranës.

E intervistuar ajo ka thënë: “Unë vij nga një familje e djathtë që ka mbështetur PD ndër vite. Po ashtu mbështes politikat e djathta dhe dua implementimin e tyre këtu.

Mbështes PD-në edhe për faktin se ishte e para parti opozitare që mundësoi pluralizmin politik në Shqipëri. Unë jam pjesë e Këshillit Kombëtar të Forumit Rinor të PD-së. 

Po përpiqemi të përçojmë dita ditës atë frymë pozitive që zoti Basha ka në mendje: Krijimin e Republikës së Re”.

Image
Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat