Basha 4 orë takim me ambasadorin amerikan Donald Lu

Shqipëria

Basha 4 orë takim me ambasadorin amerikan Donald Lu

Më: 24 prill 2017 Në ora: 20:04
Kryetari i Partisë Demokratike në Shqipëri, Lulzim Basha dhe ambasadori amerikan në Tiranë, Donald Lu.

Kryetari i Partisë Demokratike në Shqipëri, Lulzim Basha, ka zhvilluar një takim që ka zgjatur rreth katër orë me ambasadorin amerikan në Tiranë, Donald Lu.

Takimi mes tyre nisi në orën 15:15 dhe përfundoi në orë 19:10, pra gati 4 orë dhe u zhvillua në selinë e Partisë Demokratike.

Ky është takimi i tretë i Bashës me Donald Lu që nga fillimi i protestës, më 18 Qershor.  

Ky takim vjen një ditë para ardhjes së delegacioni europian në Tiranë, me qëllim zgjidhjen e krizës politike.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat