Aleati i Bashës, ironi me qytetarët: Ju lanë 50 vjet pa makina, s’bëhet nami se bllokohet një orë rruga

Shqipëria

Aleati i Bashës, ironi me qytetarët: Ju lanë 50 vjet pa makina, s’bëhet nami se bllokohet një orë rruga

Më: 24 prill 2017 Në ora: 06:51
Basha me aleatet

Kryetari i LZHK, Dashamir Shehi, i është bashkuar pasditen e se dielees çadrës së protestës, ku ka folur për atë që pritet të ndodhë te henen.

Aleati i Lulzim Bashës tha se nuk është ndonjë problem i madh bllokimi i qarkullimit për 1 orë.

Madje, ai bëri edhe një batutë për të gjithë ata që janë ankuar për bllokimin e rrugëve sot nga ora 11:00-12:00.

“Qytetarë të Tiranës e të gjithë Shqipërisë! Nesër është një ditë e shënuar. Do ketë nga ato që do ankohen se “Na latë 1 orë pa makina”… por ato i kanë lënë 50 vjet pa makina, me biçikleta lëviznin…”, tha Shehi duke rikujtuar kohën e komunizmit.

Dashamir Shehi theksoi gjithashtu se protesta do të jetë paqësore dhe nuk do të ketë dhunë.

“Jemi të detyruar t’i kujtojmë të gjithë shqiptarëve, se kjo është lëvizja më paqësore. Ky është gandizmi i shqiptarëve, ne do rezistojmë në mënyrë paqësore, kjo është forca jonë, forca e paqes.

Fatkeqësisht jam i detyruar ta them, ky popull shpesh shkon pas të fortës, por ne duam të shkojë pas të drejtit”, u shpreh kryetari i LZHK.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat