Dule vë në “lojë” Ramën: Vuan nga sindroma hubris

Shqipëria

Dule vë në “lojë” Ramën: Vuan nga sindroma hubris

Më: 23 prill 2017 Në ora: 15:09
Kreu i Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut, Vangjel Dule

Kreu i Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut, Vangjel Dule reagoi pas deklaratave të kryeministrit Edi Rama sot në Finiq.

Dule i cilëson fjalët e Ramës si sëmundje të një politikani në pushtet.

“Të thënat e sotme të z Rama- simptoma klasike e "sindromës hubris". "Sëmundjes" më të rrezikshme të politikanit në pushtet sipas lordit Owen”, shkruan Dule.

Ndërkohë me herët Rama tha se Vangjel Dule është ngujuar në çadrën e opozitës, duke i bërë thirrje ironike kishës që ta sjellë në rrugën e zotit.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat