Dëme nga i ftohti, fermerët: Ministria e Bujqësisë të verifikojë situatën

Shqipëria

Dëme nga i ftohti, fermerët: Ministria e Bujqësisë të verifikojë situatën

Më: 23 prill 2017 Në ora: 15:03
Ilustrim

Dhjetra fermerët të zonës së Dvoranit në Korçë kanë ngritur shqetësimin e dëmeve të mëdha në bujqësi nga i ftohti i ditëve të fundit. Fermerët thonë se nga ulja e temperaturave dëmet në pemëtari janë të konsiderueshme. Ata kërkojnë verifikim të dëmeve nga Drejtoria e Bujqësisë në Korçë.

Dhjetra fermerë të Dvoranit në Korçë janë dëmtuar nga i ftohti i ditëve të fundit që përfshiu zonës.

Fermerët thonë se nga temperaturat e ulëta, të shoqëruara edhe me reshje borë, u është dëmtuar mbi 50% e kulturave në pemtari por edhe në bujqësi.

Ata kërkojnë ndërhyrjen nga Ministria e Bujqësisë për kompensimin e dëmeve.

Si pasojë e të ftohtit, dëme në bujqësi pati edhe në zonën e Kukësit, ku fermerët e Shishtavecit rrëfyen për Ora Neës se u ishte kalbur fara e mbjellë e patates.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat