Denoncon Basha: Një skaf me drogë ka 3 ditë i bllokuar në Ishëm

Shqipëria

Denoncon Basha: Një skaf me drogë ka 3 ditë i bllokuar në Ishëm

Më: 23 prill 2017 Në ora: 13:12
Kreu i PD-së, Lulzim Basha

Duke folur nga “çadra e lirisë” në një bashkëbisedim me sportistët kryedemokrati Lulzim Basha denoncoi se prej 3 ditësh në grykëderdhjen e Ishmit është bllokuar një skaf me drogë që i përket fisit të Habilajve.

“Ka 3 ditë që motoskafi i Habilajve ka mbetur në Ishëm me drogë

Me 3 motorë të fuqishëm në llucën e Ishmit, e ka shteti i Edi Ramës, e kane Habilajt. Këtë e di edhe Edi Rama, edhe ministri i Brendshëm, edhe policia, por askush nuk i afrohet”, tha Basha.

Fisin e Habilajve Basha e ka akuzuar edhe më parë si transportues të drogës me makinën e ish- ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat