Greqi - Sulmohet patrulla e policisë në Athinë, shqiptar një nga dy të arrestuarit

Shqipëria

Greqi - Sulmohet patrulla e policisë në Athinë, shqiptar një nga dy të arrestuarit

Më: 23 prill 2017 Në ora: 12:51
ilustrim

Patrulla të policisë greke janë sulmuar në qendër të Athinës, duke u gdhirë e diel.

Sipas njoftimit zyrtar, grupe të rinjsh që mendohet se u përkasin formacioneve anarkiste, kanë hedhur bomba molotov kundër policëve, që patrullonin në afërsi të sheshit ‘Omonia’.

Nuk ka patur të lënduar, në kohën që policia ka arrestuar dy persona të moshës 20 vjeç. Njeri prej të arrestuarve është shqiptar, ndërsa tjetri grek.

Të dy ata do të dërgohen të dielën në prokurori.

Një tjetër sulm ndaj policisë është shënuar gjatë natës edhe në Selanik.

Një grup të rinjsh me fytyra të maskuara hodhën dy bomba molotov kundër skuadër së policëve që bënin shërbim në ruajtje të Konsullatës së Përgjithshme të Turqisë.

Pastaj ata u zhhdukën në rrugicat e ngushta përreth godinës së Konsullatës.

Nuk raportohen të dëmtuar, por as arrestime.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat