Rama ironizon Dulen: Vetëm ju të kishës mund ta sillni në rrugën e zotit

Shqipëria

Rama ironizon Dulen: Vetëm ju të kishës mund ta sillni në rrugën e zotit

Më: 23 prill 2017 Në ora: 12:18
Edi Rama

Nga Finiqi ku ndau lejet e legalizimit për minoritetin grek kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama sulmoi ish- aleatin e tij Vangjel Dule, i cili tashmë ka kaluar në kampin opozitar.

“Si je? Kalla? Kalimera të gjithëve”, e nisi fjalën e vet Rama duke shkaktuar të qeshura tek minoritarët.

Më tej Rama ironizoi Vangjel Dulen duke thënë se kisha duhet ta sjellë në rrugën e zotit.

“Vetingu, që i ka detyruar ata që të futen në çadër, bashkë me Vangjelin. Se di ça bën ai sot. Sot është Shën Thomai, jo Shën Vangjeli. (Shën Gjergji i thonë të pranishmit) Po i thash Gjergji, do ngrihen ata të Athinës dhe të thonë se ‘na morën Jorgon’. Se i çon sms Vangjeli. Ça bën Vangjeli në çadër?? (Fle gjumë thonë banorët) Gjumë nuk fle ai, se e njoh dhe e kam mik. Vetëm ju të Kishës mund ta sillni në rrugën e zotit”, tha Rama.

Ai tha se do të ketë një drejtori arsimore të posaçme në këtë zonë, që do të kujdeset për gjithë minoritetin, duke garantuar se të gjithë fëmijët do të kenë tekstet më të mirë në gjuhën e tyre të parë.

 “Kemi folur për tekstet dhe të jeni të bindur që ne do t’i garantojmë të gjithë fëmijëve tuaj të kenë teksteet më të mira, në gjuhën tuaj të parë dhe të kenë  programin ashtu siç duhet dhe nga ana tjetër unë kam marrë përsipër dhe jemi duke punuar për këtë, të ndërtojmë një zyrë të posaçme arsimore që do të kujdeset për gjithë minoritetin. Do të jetë zyrë më vetë që do kujdeset si për bashkinë e Finiqit dhe të Dropullit në mënyrë që problemet e pafund që keni patur për tekstet të marrin fund përgjithmonë”, u shpreh Rama.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat