Bushati: PD ka 3 vjet që kërkon zgjedhje të parakohshme, tani do shtyrje

Shqipëria

Bushati: PD ka 3 vjet që kërkon zgjedhje të parakohshme, tani do shtyrje

Më: 23 prill 2017 Në ora: 10:04
Bushati

Nga Shkodra, Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati ka akuzuar kreun e opozitës Lulzim Basha se po bën diversion me BE dhe SHBA.

Teksa ka komentuar vizitën e tij në SHBA, Bushati tha se mesazhi i Uashingtonit ka qenë i qartë për zbatimin e reformës në drejtësi, një investim i përbashkët amerikano-europian.

Bushati: Qëndrimi është krej i qartë sa i përket rëndësisë që SHBA i japin përfundimit një orë e më parë të reformës në drejtësi. Është një investim politik, njërëzor dhe financiar i SHBA dhe BE. E kanë bërë të qartë. Shpresoj që PD, Lulzim Basha do të heqin dorë nga diversionet dhe balta përsa i përket miqve dhe partnerëve ndërkombëtarë lidhur me këtë çështje, sikundër edhe me rëndësinë për pjesmarrjen në zgjedhjet e 18 qershorit në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet e Shqipërisë.

Sipas Bushatit, qytetarët shqiptarë presin që PD të jetë prezent në 18 qershor dhe është absurde sipas tij sesi kjo parti që ka kërkuar zgjedhje të parakohshme të nesërmen e votëbesimit të qeverisë Rama, tani kërkon shtyrje të tyre.

Bushati: BE ka fol qartë, Gjermania ka folur qartë, SHBA kanë folur qartë. Edhe qytetarët shqiptarë presin që me 18 qershor të gjitha forcat politike të paraqiten me alternativat e tyre për katër vitet e ardhshme. E kam thënë dhe herë të tjera, është absurde. Mbaj mend Sali Berishën, Lulzim Bashën, që të nesërmen votëbesimit të qeverisë në Parlament me 15 shtator 2013 kanë kërkuar zgjedhje të parakohshme, kanë 3 vjet e gjysëm që kërkojnë zgjedhje të parakohshme, në momentin që Presidenti Nishani dekretoi zgjedhjet tanimë ne jemi përballë kërkesave absurde për shtyrje zgjedhjesh, rrëzime qeverish, kur në më pak se 60 ditë shqiptarët kanë mundësi për ta dëshmuar me votë qëndrimin e tyre.

 I pyetur mbi paralajmërimin e PD për bllokime rrugësh të hënën, Bushati tha se Basha po e çon këtë parti drejt vetëvrasjes politike.

Bushati: Lulzim Basha ka zgjehdur për të shkuar në drejtim të paligjshmërisë dhe me sa duket kërkon që partinë më të madhe që lindi si pjesë e revolucionit antikomunist në ’90 ta çojë drejt shpërbërjes, është zgjedhje e tij dhe është raport që Lulzim Basha e ka me ligjin në rradhë të parë dhe me ndjekësit e tij. PD, Lulzim Basha ka zgjedhur rrugën e ekstremizimit, nuk besoj se ekstremizimit është në favorin e PD, nuk është në favorin tonë, nuk është në favor të interesit të përbashkët të shqiptarëve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat