Bushati akuzon Bashën: Po bën diversion me BE-në dhe SHBA-të

Shqipëria

Bushati akuzon Bashën: Po bën diversion me BE-në dhe SHBA-të

Më: 23 prill 2017 Në ora: 09:26
Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati

Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati nga Shkodra hodhi akuza ndaj kreut të opozitës Lulzim Basha se po bën diversion me BE-në dhe SHBA-në.

 “Mesazhi i dhënë nga zyrtarët amerikane për futjen në zgjedhje ishte i qartë, sikundër edhe për përfundimin e reformës në drejtësi e cila është investim politik, teknik e financiar i BE dhe SHBA. Lulzim Basha ka zgjedhur që të bëjë diversion me BE-në dhe SHBA-të”, tha ministri.

Bushatit u shpreh se qytetarët shqiptarë presin që PD të jetë prezent në 18 qershor për zgjedhjet parlamentare.

“PD ka 3 vjet që kërkon zgjedhje te parakohshme dhe tani do shtyrje të tyre. Lulzim basha ka zgjedhur rrugën e paligjshmërise. PD lindi si forca e shpresës, sot ka zgjedhur që të çojë veten në vetëvrasje politike”, tha Bushati.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat