Berisha: Ja tre arsye pse Rama kërcënon me bashkim kombëtar të shqiptarëve

Shqipëria

Berisha: Ja tre arsye pse Rama kërcënon me bashkim kombëtar të shqiptarëve

Më: 22 prill 2017 Në ora: 17:34
Ish-kryeministri Sali Berisha

Përmes një shkrimi në rrjetet sociale ish-kryeministri Sali Berisha, rendit arsyet se, përse Edi Rama “kërcënon” Evropën për një bashkim të mundshëm mes Shqipërisë dhe Kosovës.

Berisha shkruan se, Rama e bën këtë gjë për të larguar vëmendjen nga situata e rënduar në të cilën ndodhet Shqipëria.

“Te dashur miq, Rama perdor kercenimin per bashkimin me Kosoven vetem e vetem per te maskuar:

a- Vendosjen e banditokracise (Mobocracia) ne Shqiperi. Qeverine e tij si organizate te mirefillte kriminale!

b- shnderrimin e Shqiperise ne Narkorepublike apo Kanabistan dhe

c- konfiskimin e votes se lire te shqiptareve.

Ky eshte rasti me klasik i asaj qe thote Fridrih Nitche: “Nacionalizmi si streha e fundit e horrave”!”,- shkruan Berisha.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat