Ilir Meta kryeministër i vendit? Flet ministrja e LSI-së: Ishte…

Shqipëria

Ilir Meta kryeministër i vendit? Flet ministrja e LSI-së: Ishte…

Më: 20 prill 2017 Në ora: 08:56
Ilir Meta

Ministrja e Integrimit Klajda Gjosha ka bërë prapakthehu lidhur me deklaratën e saj të pak kohëve më parë se dëshiron Ilir Metën kryeministër.

E ftuar në emisionin “Natë me Xhaxhiun” në News24, Gjosha ka folur për situatën aktuale politike dhe “ngërçin” që po kalon vendi jonë kur po afron data e zgjedhjeve.

“Meta kryeministër? Ishte një deklaratë e imja partiake në atë kohë, nuk ishte një deklaratë e imja zyrtare”- ka thënë ajo.

Gjatë një prononcimi për një televizion lokal në Fier, Gjosha më parë kishte thënë se Meta është njeri i dialogut dhe faktor konstruktiv në politikën shqiptare.

“Nuk është sekret që ne duam që Meta të jetë kryeministër. Ai është njeri që i ka dhënë shumë dialog dhe konstruktivitet politikës shqiptare”, kishte thënë më parë ministrja e LSI-së.”

Gjosha ka theksuar se “Dialogu është e vetmja zgjidhje për krizën që po kalon vendi ynë dhe LSI është dakord për dialog dhe tryezë të përbashkët me opozitën. Në jemi dakord për të vijuar koalicionin me PS dhe janë strukturat e partisë ato që e vendosin. Por dua të theksoj se para koalicionit me PS duhet dialog edhe me opozitën dhe nuk mendoj se nuk do ketë zgjidhje për krizën. Busulla jonë e vetme është e drejtuar drejt integrimit në BE”, tha Gjosha.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat