Zgjedhja e Presidentit të ri, ja kur do të zhvillohet raundi i dytë

Shqipëria

Zgjedhja e Presidentit të ri, ja kur do të zhvillohet raundi i dytë

Më: 20 prill 2017 Në ora: 07:57
Presidenca shqiptare

Raundi i dytë për zgjedhjen e Presidentit të ri do të zhvillohet sot.

Konferenca e Kryetarëve që u mblodh menjëherë pas seancës ku u ezaurua raundi i parë vendosi që seanca e ardhshme për zgjedhjen e Presidentit të zhvillohet nesër në orën 15:00.

Mungesa e kandidatëve për president ka çuar në dështimin e raundit të parë të procesit për zgjedhjen e Presidentit të ri të Shqipërisë.

Komisioni i ligjeve u mblodh sot sipas përcaktimeve të rregullores së kuvendit dhe përcaktoi se asnjë kandidat nuk është paraqitur. Në këto kushte Komisioni në zbatim të Kushtetutës, i paraqiti seancës plenare këtë raport me qëllim mbylljen e procedurave për raundin e parë të zgjedhjes së Presidentit.

Pas saj, kreu i Kuvendit Ilir Meta tha se raundi i parë quhet i ezauruar dhe mblodhi konferencën e kryetarëve ku u vendos data e raundit të dytë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat