Ja si i përgjigjet Rama pyetjes nëse është apo jo i korruptuar nga sistemi

Shqipëria

Ja si i përgjigjet Rama pyetjes nëse është apo jo i korruptuar nga sistemi

Më: 18 prill 2017 Në ora: 07:36
Kryeministri Edi Rama

Kryeministri Rama ka folur në lidhje me reformën në drejtësi duke thënë se shqiptarët kanë shpresa të mëdha që ajo më në fund të bëjë të mundur sjelljen e drejtësisë në vend.

Rama u pyet në intervistën e tij me gazetaren Rudina Xhunga nëse reforma është bërë për të burgosur Metën dhe Berishën. Kryeministri tha se se shqiptarët presin nga reforma që të ketë arrestime dhe dënime politikanësh, duke mos përmendur emra.

“Shqiptarët kanë të drejtën e Zotit të mendojnë që në fund fare të ketë një çmim për ata që bëjnë keq në këtë vend. Mos të dënohen vetëm njerëz ordiner, por edhe disa gjykatës, prokurorë, politikanë të korruptuar. Dhe për këtë kanë të drejtë.

Mendoni se mund të jeni edhe ju vetë?

Unë nuk kam probleme me drejtësinë madje kam një arsye dhe më të fortë, sepse jemi bërë si këmbët e dhisë, të gjithë jemi trafikantë, kriminelë, por duhet ndarë shapi nga sheqeri, i njomi nga i thati, sepse ju siguroj që nuk janë të gjithë njësoj.

Pra zoti Meta dhe Berisha bëjnë mirë që kanë frikë Reformën në Drejtësi?

Unë nuk përmenda emra, ne kemi bërë një koalicion për t’i çuar përpara reformat dhe nuk do të ndalemi.

Ju ka korruptuar sistemi ju?

Kështu thonë, por për këtë arsye unë dua që një orë e më parë të ketë një reformë në drejtësi, që të mos pyesë sa i pasur je, sa vota ke, por të të marë dhe të të vendosë në bankë ne akuzës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat