Rama: Çdo të bëja po të isha në vend të Bashës, ku ndryshon me çadrën e PS-së

Shqipëria

Rama: Çdo të bëja po të isha në vend të Bashës, ku ndryshon me çadrën e PS-së

Më: 17 prill 2017 Në ora: 21:29
Edi Rama

I ftuar në emisionin “DritaremeRudinën”, kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, iu përgjigj edhe pyetjes, se çfarë do të bënte nëse do të ishte në vendin e Bashës.

“Nëse do të isha në vend të tij, nuk do të isha në çadër, në kohën që kur kam qenë në çadër, qëllimi ka qenë mjaft realist. Nuk kemi kërkuar largim të qeverisë, kemi kërkuar vetëm një hetim ndërkombëtar, pasi 1/3 e numërimit ishte bërë shumë keq dhe rezultati ishte shumë i dyshimtë. Ne hymë në grevë urie që ajo gjë të mos përsëritej më”, u shpreh Rama.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat