“I them atij që i fryn ‘tam tameve’ në Pashkë se paqja do zbresë në zemrat e shqiptarëve"

Shqipëria

“I them atij që i fryn ‘tam tameve’ në Pashkë se paqja do zbresë në zemrat e shqiptarëve"

Më: 16 prill 2017 Në ora: 14:09
Lulzim Basha

Edhe sot në ditën e Pashkëve kreu i PD-së Lulzim Basha vijoi të mbante një fjalim nga çadra e protestës.

Në ditën e 60 të protestës, Basha tha se çadra ku opozita po zhvillon protestën është çadra e shpresës për shqiptarët, dhe nuk do dorëzohen deri në arritjen e objektivit.

“Besimtarët e Krishtit dhe të zotit e dinë se kjo ditë përfaqëson ringjalljes e shpresës. Në këtë çadër tash e 60 ditë është ditë Pashkësh, pasi këtu ngjallet dhe rilind shpresa për një Shqipëri më të mirë. Kjo është një kauzë e madhe për të cilën e jemi të bashkuar të qëndrojmë deri në fitoren e qytetarëve. Atij që dhe ditën e Pashkës i fryn ‘tam tameve’ të luftues i them se paqja do zbresë në zemrën e çdo shqiptari. Se përmes paqes, bashkimit dhe vendosmërisë e mira do të pushtojë zemrat, familjet, sheshet e qyteteve dhe fshatrave dhe gjithë vendin tonë. Gëzuar pashkën, zoti e bekoftë Shqipërinë”- tha Basha.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat