Masat e sigurisë për Pashkët, Xhafaj ndjek nga afër kontrollet në kisha

Shqipëria

Masat e sigurisë për Pashkët, Xhafaj ndjek nga afër kontrollet në kisha

Më: 16 prill 2017 Në ora: 11:42
Fatmir Xhafaj

Objektet e kultit të besimit katolik,  po monitorohen nga forca të shumta policie, por edhe nga RENEA, me qëllim garantimin e rendit dhe sigurisë me rastin e Festës së Pashkëve.

Zbatimin e planit të masave që Policia e Shtetit ka hartuar për të garantuar rendin e sigurinë në objektet e kultit, u monitoroi nga Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj.

Paraditen e së shtunës, Xhafaj ishte në ambientet e kishës katolike, ku takoi edhe efektivët të cilët ishin vendosur aty për të monitoruar situatën.

Gjatë gjithë kohës, ambientet e kishave janë vëzhguar nga dhjetra efektivë të policisë, por edhe forcave RENEA.

Një ditë më parë Policia bëri publike masat që kishte hartuar për ditët e festës, ku tha se ka kaluar në shërbim të përforcuar, me qëllim garantimin e rendit dhe sigurisë me rastin e festës së Pashkëve.

Masa janë marrë edhe nga Policia Kufitare në burime njerëzore dhe infrastrukturore.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat