Marrëveshja e koalicionit, Meta: Gjithçka do të nisë nga vota e lirë

Shqipëria

Marrëveshja e koalicionit, Meta: Gjithçka do të nisë nga vota e lirë

Më: 15 prill 2017 Në ora: 10:29
Lideri i Lëvizjes Socialiste për Integrim Ilir Meta

Kreu i Partisë Socialiste Edi Rama dhe lideri i Lëvizjes Socialiste për Integrim Ilir Meta janë ulur në një tryezë ku do të vendoset mbi fatet e koalicionit për 4 vjeçarin e ardhshëm.

Ishte kreu i Kuvendit Meta ai që mbërriti i pari në Hotel “Tirana”, së bashku me ministren Klajda Gjosha.

Pjesë e këtij takimi do jetë edhe ministri i Drejtësisë Petrit Vasili, por dhe kreu i grupit parlamentar të LSI-së, Luan Rama.

Nga ana e socialistëve pjesë së bashku me kryeministrin Rama është edhe kreu i grupit parlamentar të PS-së, Gramoz Ruçi dhe shefi i departamentit në kryeministri Engjëll Agaçi.

Në një prononcim të shkurtër për mediat kreu i Kuvendit bëri publike kontratën e vjetër të firmosur 4 vite më parë mes PS dhe LSI, ndërsa theksoi se gjithçka duhet të nisë nga një pikë: Zgjedhje të lira dhe të ndershme.

“Kjo është marrëveshja e vjetër e cila është ende në fuqi që ka një problem të vogël, por duket se kjo duhet zgjidhur pasi ka fjalët: Zgjedhje të lira dhe të ndeshmë.

Meta – Idrizi: Takim normal mes kolegësh që bashkëpunojmë në të gjitha planet

Emri i presidentit: Vetëm Konsensus

Takim me Bashën: Me kënaqësinë më të madhe.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat