Para takimit me Ramën, Meta pret në zyrë Shpëtim Idrizin

Shqipëria

Para takimit me Ramën, Meta pret në zyrë Shpëtim Idrizin

Më: 15 prill 2017 Në ora: 10:05
Ilir Meta dhe Shpëtim Idrizi

Koalicioni PS-LSI dhe PDIU është drejt marrjes së një vendimi përfundimtar, nëse do të vazhdojë apo jo. Për këtë arsye, ditën e sotme pritet të ketë vendime të rëndësishme.

Siç është bërë publike, rreth orës 10:00 të paradites së sotme do të ketë një takim Rama-Meta të shoqëruar edhe nga persona të tjerë.

Por para këtij takimi, Meta ka pasur një tjetër bisedë. Mësohet se kreu i PDIU-së Shpëtim Idrizi ka shkuar në zyrën e kryeparlamentarit ku ka zhvilluar një takim pikërisht për koalicionin dhe vendimin që do të merret.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat