Sot vendimi, Rama e Meta takim ‘me delegacione’ për të vendosur për koalicionin

Shqipëria

Sot vendimi, Rama e Meta takim ‘me delegacione’ për të vendosur për koalicionin

Më: 15 prill 2017 Në ora: 08:08
Edi Rama dhe Ilir Meta

Brenda pak orësh aleanca politike mes PS dhe LSI-së pritet të qartësohet dhe partitë të marrin një vendim se si do të dalin në zgjedhje.

Aleanca e majtë organizon paraditen e sotme takimin e parë zyrtar ku do të flitet për rikonfirmimin e koalicionit edhe për katër vitet e ardhshme. Takimi nuk do të jetë ‘tet a tet’ mes Ramës e Metës, por do të ketë dëshmitarë të shumtë.

Ky takim mes palëve pritet të mbahet në “Hotel Tirana”, dhe do të jenë përballë njëra-tjetrës vetëm Partia Socialiste dhe Lëvizja Socialiste për Integrim.

Dy kryetarët, Rama dhe Meta do të shoqërohen edhe nga dy pjesëtarë secili, por axhenda e takimit është ende e paqartë.

Duket se pas darkës së peshkut tek Pazari i Ri, Meta e ka humbur besimin tek Rama pasi tjetër gjë bisedohet në tryezë dhe më pas tjetër gjë bëhet publike dhe del në media, ashtu edhe si rasti i fundit që kishte nevrikosur dhe kreun e LSI-së.

E për këtë arsye edhe takimi i paradites së sotme do të ketë më shumë se 2 dëshmitarë, me qëllim që ajo që do të bisedohet dhe vendoset të mos transformohet në media.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat