Ambasada amerikane zbardh vizitën e McCain në Tiranë: U diskutua për drejtësinë dhe ISIS

Shqipëria

Ambasada amerikane zbardh vizitën e McCain në Tiranë: U diskutua për drejtësinë dhe ISIS

Më: 14 prill 2017 Në ora: 21:37
John McCain vizitoi sot Shqipërinë

Në një njoftim në faqen zyrtare të Ambasadës amerikane thuhet se gjatë vizitës në  Tiranë, Senatori John McCain theksoi partneritetin ushtarak SHBA-Shqipëri, rëndësinë e reformës në drejtësi në vend, si dhe përpjekjet për të mundur ISIS.

“Senatori i SHBA John McCain vizitoi Shqipërinë të premten, ku theksoi partneritetin ushtarak SHBA-Shqipëri, rëndësinë e reformës në drejtësi në vend, si dhe përpjekjet për të mundur ISIS.

Image

 

Senatori McCain, i cili shërben si kryetar i Komitetit të Senatit për Shërbimet e Armatosura, u takua me Presidentin Bujar Nishani, Kryeministrin Edi Rama, Kryetarin e Kuvendit Ilir Meta dhe udhëheqësin e opozitës Lulzim Basha.

Senatori McCain po ashtu vëzhgoi ushtrime ushtarake dhe u takua me anëtarë të Forcave të Armatosura të Shqipërisë”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat