Azilkërkuesit shqiptarë në Holandë, kryebashkiaku i Rotterdamit viziton Tiranën

Shqipëria

Azilkërkuesit shqiptarë në Holandë, kryebashkiaku i Rotterdamit viziton Tiranën

Më: 14 prill 2017 Në ora: 21:09
Kryetari i Bashkisë së Rotterdamit, Ahmed Aboutaleb

Kryetari i Bashkisë së Rotterdamit, Ahmed Aboutaleb pritet të vizitojë së shpejti Shqipërinë në lidhje me numrin e lartë të klandestinëve shqiptarë në Holandë apo edhe tranzitë për në Britaninë e Madhe.

Sipas mediave holandeze, kryebashkiaku Aboutaleb ka deklaruar: “Unë do të shkoj atje, pavarësisht se nuk ka shumë vëmendje për këtë problematikë në Shqipëri”.

Axhenda dhe data ekzakte ende nuk janë bërë të ditura.

Opozita ka deklaruar prej kohësh se Shqipëria po përjeton një eksod tjetër emigrantësh që largohen për një jetë më të mirë jashtë vendit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat