LSI ngre shqetësimin: Fenomeni i drogës ka dalë jashtë kontrollit

Shqipëria

LSI ngre shqetësimin: Fenomeni i drogës ka dalë jashtë kontrollit

Më: 14 prill 2017 Në ora: 13:42
Ilustrim

Kreu i LSI-së, Ilir Meta gjatë fjalës së tij në mbledhjen e komitetit drejtues kombëtar ngriti sërish si shqetësim fenomenin e kultivimit të lëndëve narkotike në vendin tonë, ku bëri thirrje për një angazhim më maksimal.

Ai e konsideroi një fenomen të tmerrshëm, për të cilin ftoi edhe shoqërinë që të ndërgjegjësohet për pasojat. 

"Ne i kemi dhënë garanci opozitës për dekriminalizimin. Edhe një që kishim, s’ka rëndësi emri, iku në drejtim të paditur ai. Për çështjen e drogës ne e kemi thënë  që është problem serioz. Nuk është një problem që u krijua sot, por ka qenë monument i dukshëm i kësaj çështje, por ky fenomen ka dalë totalisht jashtë kontrollit. Duhet të ndërgjegjësohet gjithë shoqëria që do të kthehet në një fenomen të tmerrshëm. Mund të na kthehet në një fat të mirë nëse do të dimë të menaxhojmë këtë situatë. Do të thotë që kjo ose do të jetë një qendër e krimit të organizuar kombëtar ose një qendër e hapur për investimet huaja. Kjo kërkon një rritje të përgjegjësisë së të gjithëve. Kjo nuk do të thotë që ne të kalojmë në teprime dhe ekzagjerime që krijojnë më shumë tym”, tha Meta. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat