Meta: Keqardhje që ende s'ka dialog, askush nuk i parashikon efektet e kësaj krize

Shqipëria

Meta: Keqardhje që ende s'ka dialog, askush nuk i parashikon efektet e kësaj krize

Më: 14 prill 2017 Në ora: 13:23
Mbledhja e Komitetit Drejtues të LSI-së

Gjatë fjalës së tij në mbledhjen e Komitetit Drejtues të LSI-së, shprehu keqardhje për mosarritjen e një dialogu mes palëve.

 Sipas tij askush nuk mund ti parashikojë efektet e kësaj krize politike duke u nisur këtu edhe nga fakti se partitë opozitare nuk janë regjistruar për tu bërë pjesë e zgjedhjeve.

“Doja të shprehja keqardhjen që ende asgjë reale nuk ka lëvizur diçka në drejtim të dialogut dhe zgjidhjes, kanë lëvizur vetëm afatet. Opozita nuk është e regjistruar në zgjedhje dhe si çdo ditë që ecim përpara, pa një dialog dhe ndihmë konstruktive na çon drejt një konflikti dhe krize që efektet e së cilës askush nuk mund ti parashikojë. Është detyra jonë që t’i parandalojmë. Nuk është vetëm përgjegjësia jonë, e politikanëve or edhe e shoqërisë civile. Doja të shprehja mbështetjen e LSI-së për dialog për zgjidhje dhe zgjedhje me standardet evropiane.  Reforma në drejtësi duhet të ishte bërë më kohe nëse do të mungonte qasja’ hajdeni në dialog, votojmë Reformën se do t’iu fusim në burg”, tha Meta.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat