Rama: Kisha informacion për vrasjen e Bashës

Shqipëria

Rama: Kisha informacion për vrasjen e Bashës

Më: 14 prill 2017 Në ora: 12:25
Lulzim Basha, Edi Rama dhe Ilir Meta

Në një dalje për mediat mesditën sotme, kreu i qeverisë, Edi Rama ka konfirmuar se ka pasur informacion për një skenar të ekzekutimit të kreut të opozitës, Lulëzim Basha.

Ndër të tjerave ai theksoi se shteti ka marrë të gjitha masat për të ruajtur liderin e Partisë Demokratike.

“Nuk ka asnjë skenar për të ekzekutuar kryetarin e opozitës. Ka pasur një informacion që është trajtuar me seriozitetin më të madh. Pavarësisht se ekspertiza tregon se informacioni nuk është i besueshëm dhe burimi kontradiktor janë marrë të gjitha masat sikur të ishte e vërtetë. Patjetër që siguria e të gjithë njerëzve dhe e kryetarit të PD është prioriteti numër 1 nëse kërcënohet. Përtej çfarë pompohet në katundin mediatik ju siguroj se kreu i PD është më i mbrojtur se asnjëherë dhe do jetë tërësisht i mbrojtur deri në fund mbi gjithçka që shteti që ka për detyrë”, tha Rama.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat