Turi ballkanik, Senatori John McCain vjen sot në Tiranë

Shqipëria

Turi ballkanik, Senatori John McCain vjen sot në Tiranë

Më: 14 prill 2017 Në ora: 08:47
Senatori John McCain

Kryetari i Komisionit të Senatit Amerikan për Shërbimet e Armatosura John McCain viziton sot Shqipërinë.

Vizita në Tiranë vjen si rezultat i një turi ballkanik që ish-kandidati për president po zhvillon këto ditë në Ballkan.

Vizita e McCain vjen  në një kohë krize politike në Shqipëri, pas protestave dhe bojkotit të opozitës. Gjatë qëndrimit të McCain në Tiranë, ai do të ketë edhe një mesazh për drejtuesit e institucioneve dhe partive politike në vend.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat