Lulzim Basha flet për kërcënimin me jetë

Shqipëria

Lulzim Basha flet për kërcënimin me jetë

Më: 13 prill 2017 Në ora: 21:01
Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha

Lajmin e përhapur në media se Lulzim Basha është kërcënuar me jetë e komentoi nga “çadra e lirisë” edhe kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha.

Basha tha se rreziku jetik i kanoset çdo shqiptari, ndaj i bëri thirrje që të luftojnë për lirinë thelbësore të demokracisë dhe votës.

“Rreziku jetik  i kanoset çdo shqiptari. Në 55 ditë të qëndresës 24 orëshe jemi të pafrikësuar nga kriminelët e qeverisë. Në qeverisjen e tij lulëzojnë dhe ecin përpara vetën kriminelët të paaftët të korruptuarit, të paarsimuarit. Rama në çdo ditë të qeverisjes së tij e ka larguar Shqipërinë nga Evropa. Nëse e lejojmë këtë të keqe të vazhdojë, do bëhet më zi”, tha ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat