Ambasada e SHBA thirrje shqiptarëve: Mos bini pre e këtij mashtrimi për viza pune!

Shqipëria

Ambasada e SHBA thirrje shqiptarëve: Mos bini pre e këtij mashtrimi për viza pune!

Më: 13 prill 2017 Në ora: 14:49
Ambasada e SHBA në Tiranë

Përmes një postimi në rrjetin e saj social, Ambasada e SHBA në Tiranë u ka bërë thirrje qytetarëve shqiptarë që të mos bien pre e mashtrimeve, siç është rasti i një programi punësimi për në Alaska me viza amerikane.

 Ambasada shkruan se një program i tillë nuk ekziston.

Njoftimi i Ambasadës Amerikane:

“Nuk më besohet që moti është ngrohur kaq shumë që tani në prill! Pothuajse më bën të shkoj me pushime në ndonjë vend më të freskët….. ndoshta në Alaskë? :-) 

Siç do ta shikoni në ngjarjen e mëposhtme, ne marrim shumë kërkesa në lidhje me vizat e punësimit për në Alaskë; në fakt, një program i tillë punësimi NUK ekziston! 

Kini parasysh: Ambasada Amerikane nuk përkrah dhe nuk mbështet në asnjë lloj mënyre personat që merren me plotësime aplikimesh për vizë, apo noterët ose grupe njerëzish që pretendojnë se japin këshillime mbi vizat. 

Mos u bëni viktimë e mashtrimit – ju lutemi të kontaktoni me ne për informacion mbi rregullat e sakta dhe më të fundit mbi vizat. 

Dhe si gjithmonë, jeni të mirëpritur të më dërgoni pyetjet tuaja përgjatë javës!”

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat