Basha ironizon Fleckenstein-in: Ke të drejtë, Shqipëria është më keq se Maqedonia

Shqipëria

Basha ironizon Fleckenstein-in: Ke të drejtë, Shqipëria është më keq se Maqedonia

Më: 12 prill 2017 Në ora: 14:00
Kreu i opozitës Lulzim Basha

Kreu i opozitës Lulzim Basha, i është kundërpërgjigjur sot përmes një fjalimi të mbajtur në çadrën e protestës deklaratave të komisionarit Knut Fleckenstein.

Gjatë një tryeze të mbajtur me gazetarët shqiptarë në Bruksel, Fleckenstein tha se Shqipëria nuk është në situatën e Maqedonisë dhe nuk ka nevojë për qeveri teknike.

Krejtësisht ndryshe mendon kryedemokrati Basha, i cili i është përgjigjur me ironi eurodeputetit duke thënë: “Fleckenstein ka të drejtë, sepse Shqipëria është shumë më keq se Maqedonia”.

Fjalimi i Bashës

Vettingu ndaj politikës mund të bëhet vetëm nga qytetarët dhe vetëm me votë të lirë. Ndaj jam i vendosur të qëndroj këtu si pengesë totale e kapjes së drejtësisë nga Edi Rama. Komploti është zbuluar sepse bashkëkomplotistët e kryeministrit janë dekonspiruar dhe i pret gjykimi në institucionet ndërkombëtare.

Të pranojnë shqiptarët të shkojnë në zgjedhje me komandantin e hambareve të drogës për kryeministër, i cili i futi kriminelët në institucione dhe pengon dekriminalizimin për t’i mbajtur ata në pushtet s’mund ta pranojmë.

Ndaj Knut Fleckenstein kishte të drejtë për diçka. S’ka të ngjashmëri mes Shqipërisë dhe Maqedonisë sepse vendi ynë është shumë herë më keq. Ne kemi kërkuar vetëm të largohet si shenja minimale e përgjegjësisë së asaj që bëri me këtë vend. Largimi nga karrigia kryeministrore është kushti minimal.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat