Basha: Vettingu, projekt mafioz, janë përfshirë diplomatë të huaj

Shqipëria

Basha: Vettingu, projekt mafioz, janë përfshirë diplomatë të huaj

Më: 12 prill 2017 Në ora: 12:34
Lulzim Basha

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha tha nga çadra e protestës se opozita do të jetë një pengesë për kapjen e drejtësisë nga Edi Rama.

Basha ka hedhur akuza të rënda duke thënë se projekti i vettingut është projekt mafioz ku janë përfshirë diplomat të lartë në Tiranë.

“Plani i Edi Ramës, si kreu i kupolës së Republikës së Vjetër është shumë i thjeshtë. Ashtu siç bëri me vettingun e drejtësisë, ashtu do të bëjë edhe me vettingun në politikë. Komploti është zbuluar.

Me vettingun në drejtësi dëshiron të fusë nën dorë aparatin  e drejtësisë me qëllim që as miqtë e tij dhe krimi të mos kenë asnjë ferr në këmbë.

Projekti i vettingut është projekt mafioz ku janë përfshirë diplomat të lartë në Tiranë për llogari të Edi Ramës, kanë marrë peng ekspertët e BE dhe së shpejti ora do të vijë kur të japin përgjegjësi demokratike në një institucion demokratik siç është BE.

Kjo nuk bëhet për të ndihmuar Shqipërinë, por për t’i dorëzuar drejtësinë Edi Ramës, që nuk është një projekt pro Shqipërisë. Jam këtu që të qëndroj si pengesë totale për kapjen e drejtësisë nga Edi Rama. Kjo nuk ka për të ndodhur kurrë. Të gënjeu mendja se do na kompleksoje, por ke harruar se përballë ke brezin e ri të shqiptarëve që nuk i komplekson dot”, tha Basha.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat