Kalimi i vetingut pa opozitën, Rama i përgjigjet Bashës për votat

Shqipëria

Kalimi i vetingut pa opozitën, Rama i përgjigjet Bashës për votat

Më: 11 prill 2017 Në ora: 20:18
Edi Rama

Kryeministri, Edi Rama ka reaguar pas votimit në kuvend të komisionit të vetingut. Përmes një statusi në “Twitter”, Rama tha se nuk vetingu nuk do të ndalojë.

“Procesi i zbatimit të Ligjit të Vetingut nisi me votën e Kuvendit sapo. Mund ta vonojnë po as Vetingun as Shqipërinë nuk e ndalojnë dot”, shkruan Rama në “Twitter”.

Sot kuvendi votoi komisionin Ad Hoc të vetingut, që përbëhet nga 6 anëtarë, 3 prej të cilëve i përkasin mazhorancës dhe 3 të tjerët janë të opozitës.

Ndërkohë që opozita vazhdon të bojkotojë kuvendin, gjatë votimit të sotëm parlamentar, nga mazhoranca u votuan Vasilika Hysi, Ulsi Manja dhe Luan Rama.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat